Aksionet e kompanisë amerikane Microsoft kanë kapur vlerën e 3 trilion Dollarëve në bursë ditën e sotme.
Me këtë vlerë, Microsoft renditet si kompania e dytë më e shtrenjtë në botë, pas Apple që vlen 3.01 trilion Dollarë.
Analistët thonë se shkak i rritjes së aksioneve në bursë të Microsoft është partneriteti me ChatGPT, të inteligjencës artificiale.
Nga ana tjetër, Apple po përballet me rënie të aksioneve të saj, për shkak të kërkesës më të vogël për iPhone veçanërisht në tregun e Kinës. Lidhur me këtë, Apple po u ofron përdoruesve në Kinë zbritje për blerjen e telefonave iPhone për të rritur shitjet.
Ndërkohë, aksionet e Microsoft u rritën me 57% gjatë vitit 2023 dhe me 7.3% për vitin 2024 deri më tani./tvklan.al/
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...