Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) si zbatuese e Projektit “Komuna për të Rinjtë” do të organizojë sot ndarjen e granteve për përfituesit e të gjitha Komunave partnere.
Sipas njoftimit, ceremonia mbahet sot duke filluar nga ora 10:30 tek Menza Ramiz Sadiku (Rruga Johan F. Hahn, Prishtinë, Kosovë), shkruan Arbresh.info.
“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si zbatuese e Projektit “Komunat për të Rinjtë”, financuar nëpërmjet mbështetjes së Fondit për Zhvillim Social të Japonisë, Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe i administruar nga Banka Botërore, ju fton të merrni pjesë në ceremoninë e ndarjes së granteve për përfituesit e të gjitha Komunave partnere.”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Arbresh.info/
Wolves zyrtarisht bie nga Premier League
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance udhëton drejt Pakistani...
Mblidhen disa komisione parlamentare, projektligje të shumta...
Vizita në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryeministri Rama ndan...
Çfarë thuhet në raportin e Amnesty International për Kosovën...
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi