Rrjeti social Instagram ka prezantuar funksionin e ri për adoleshentët.
Platforma Instagram u dërgon një mesazh automatik përdoruesve të saj të moshës 13 deri në 18 vjeç, duke i kërkuar që të mos përdorin rrjetin social gjatë natës, ndërmjet orës 22:00 dhe 04:00, në mënyrë që t’i inkurajojë ata të adoptojnë një mënyrë jetese më të shëndetshme.
“Gjumi është i rëndësishëm, veçanërisht për të rinjtë, kështu që ne po prezantojmë mesazhe të reja në mbrëmje që do të shfaqen kur adoleshentët kalojnë më shumë se 10 minuta në Instagram, kur janë duke lexuar mesazhe natën vonë. Kjo do t’u kujtojë adoleshentëve se janë vonuar dhe i inkurajon të fikin aplikacionin”, thuhet në deklaratën e djeshme të kompanisë Meta të publikuar në faqen e tyre.
Të rinjtë do të marrin mesazhin “është vonë. Mendoni ta fikni Instagramin gjatë natës” në profilin e tyre nga ora 22:00 nëse përdorin funksione të caktuara në rrjetin social./telegrafi
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...