Luka Romero do të vazhdojë pjesën e mbetur të sezonit tek Almeria, ekipi që mbyll renditjen tabelare në La Liga.
Argjentinasi u huazua nga Milani, skuadër ku nuk arriti të përfitonte shumë minuta, shkruan Arbresh.info.
Pas transferimit në Spanjë, ai u shpreh i lumtur që po vazhdon sezonin tek skuadra e Almerias, ani.
“Dua t’i jap një dorë Almerias me gjithçka mundem, do të përpiqem ta shijoj këtë aventurë. Jam i kënaqur që u riktheva në Spanjë. Kur luaja te Mallorca isha ende fëmijë” , tha ai.
Tutje ai ka treguar se në Spanjë luhet më shumë futboll dhe se nga Milani u largua të ketë më shumë minuta.
“Futbolli italian është më i vështirë, në Spanjë luhet me shumë futboll. I jam mirënjohës Almerias për këtë mundësi. I kërkova Milanit të largohesha për të marrë më shumë minuta dhe për t’u ndjerë i rëndësishëm”, shtoi tutje Romero.
Ai shpreson të luajë sa më shumë tek Almeria dhe të shënojë gola që të rikthehet në Milanello për të provuar vetën tek Milani.
Gjatë aventurës me kuqezinjtë e Piolit, Romero nisi vetëm një ndeshje si titullar në Kupën e Italisë, teksa përfitoi 156 minuta aktivizim në total mes kampionatit dhe Kupës./Arbresh.info/
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...