Guild Eagles ka arritur të mposht skuadrën e Sampit me rezultat 13-7 në mapën Anubis, në kuadër të kualifikimeve për Esl Pro League në CS2.
Pas kësaj fitore GNE ka arritur në kuotën e pesë fitoreve dhe një humbje që ua mundëson kualifikimin në gjysmëfinale të Play-offit për kualifikim në Esl Pro League, shkruan Arbresh.info.
Shqiponjat shumë shpejt do të mësojnë kundërshtarin që do t’a kenë përballë në gjysmëfinale.
Teksa i duhen vetëm edhe dy ndeshje për të arritur kualifikimin historik për në ESL Pro League.
Kujtojmë që shqiponjat ende nuk janë kualifikuar anjëherë në ligën më të fortë në botë për CS2 dhe tani janë shumë afër këtij kualifikimi./Arbresh.info/
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...