Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ndodhet në masën e sigurisë ”arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit 2023, por kjo nuk e ka ndaluar që të flasë, edhe pse nga dritarja.
Berisha gjithashtu është parë teksa lëviz në verandën e banesës ku po merr ajër të pastër dhe duket se po përpiqet të mbajë veten në formë të mirë fizike.
Prokuroria s Posaçme (SPAK) pritet të thërrasë Sali Berishën për ta marrë në pyetje për aferën Partizani e dy ditë më pas pret dhëndrin e tij Malltezi.
Ndërkohë, mes këtyre dy datave, Ilirjana Olldashi, Gjyqtarja e Apelit në konflikt, vendos për kërkesën e Berishës për heqje të arrestit në shtëpi.
Berisha është në hetim për korrupsion lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani pasi me veprimet e tij ka favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin lulëzuan 19 kulla. /Telegrafi/
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...