Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, shkruan se në takimin e 17-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri ka ritheksuar angazhimi i palëkundur të Qeverisë Shqiptare për axhendën e reformës së BE-së dhe bashkëpunimin e ngushtë me Parlamentin në këtë prioritet kyç për Shqipërinë.
Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se Shqipëria mirëpret hapjen e negociatave për grupkapitullin e çështjeve themelore pa asnjë vonesë.
“Në takimin e 17-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, ritheksova angazhimin e palëkundur të Qeverisë Shqiptare për axhendën e reformës së BE-së dhe bashkëpunimin e ngushtë me Parlamentin në këtë prioritet kyç për vendin tonë. Mirëpresim hapjen e negociatave për grupkapitullin e çështjeve themelore pa asnjë vonesë. Mirënjohje Parlamentit Evropian për bashkëpunimin dhe për mbështetjen e procesit tonë të integrimit në BE”, shkruan Hasani. /Arbresh.info/
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman