39-vjeçari me origjinë shqiptare, Bledar Dedja, ka humbur kontaktet me familjarët që prej mbrëmjes së djeshme.
Pasi mbaroi punën, ai duhej të kthehej në shtëpi në Asolo në provincën e Trevisos, por askush nuk e pa më, deri mëngjesin e kësaj të diele kur trupi i tij u gjet i pajetë në Paderno (fshat në Pieve del Grappa).
Siç raportojnë mediat italiane, trupi i pajetë i shqiptarit u gjet jashtë makinës së tij.
Në trupin e tij kishte plagë të thella me thikë në kokë, gjoks, si dhe në duar, shenjë e përpjekjes për t’u mbrojtur nga sulmi fatal. Ndërkohë, arma e ftohtë e vrasjes nuk u gjet në vendin ku ndodhi krimi.
Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë prokurorja Barbara Sabattini, mjeku Alberto Furlanetto dhe karabinierët e Trevisos, të cilët nisën hetimet për vrasjen e 39-vjeçarit. Akoma nuk ka një pistë konkrete ku përqendrohen hetimet mbi motivet dhe autorin/ët e kësaj ngjarje.
Bledar Dedja punonte në restorantin “L’Antica Abbazia” në Borso del Grappa që nga viti 2021. Ai la pas bashkëshorten dhe një vajzë të vogël./tvklan.al
Bosnja sanksionon 11 shtetas të saj për lidhjet e tyre me IS...
Presidenti i Letonisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarës...
Vritet me thikë një person në Tiranë, sherri ndodhi brenda n...
Konjufca takohet me Prattipatin: Bashkëpunimi me ShBA-në, pë...
Moti i keq mbyll aeroportet e Vjenës dhe Munihut
Në mars do të hapet konkursi për 320 ushtarë të rinj në FSK