Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i shoqëruar nga Hamdi Bërbatovci, Udhëheqës i Konsullatës në Stuttgart dhe Gramoz S. Berisha, Zëvendëskonsull, morën pjesë në akademinë përkujtimore kushtuar Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës të organizuar nga shoqata “Bardhosh Gërvalla“ në Ludwigsburg.
Në njoftim thuhet se emrat e tyre kolosal u bënë frymëzim për gjeneratat e reja, duke i dhënë jehonë luftës për liri, përcjell Arbresh.info.
“Ekzekutimi i tyre, 42 vite më parë nga shërbimi sekret jugosllav e pengoi, por nuk e ndaloi rrugën dhe vendosmërinë e çlirimit të vendit tonë. Për më tepër emrat e tyre kolosal u bënë frymëzim për gjeneratat e reja, duke i dhënë jehonë, trajtë dhe përmbajtje rrugës së nderit, asaj të luftës për liri. Rënia e tyre, ishte goditje e lëvizjes kombëtare të kohës, por njëkohësisht edhe rritje e vendosmërisë për breza të tërë në rrugën drejt lirisë dhe çlirimit të Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi për Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës