Prishtina e ka fituar për herë të 11-të në histori trofeun e Superkupës së Kosovës.
Në finalen e këtij viti, skuadra e drejtuar nga Emmanuel Egbo triumfoi ndaj Ballkanit.
Ndeshja e zhvilluar sot në “Mardan Palace Stadium”, në Aksu të Antalisë, përfundoi me rezultatin 1:2.
Egzon Sinani (9′) dhe Leotrim Kryeziu (46′) shënuan për triumfin e kryeqytetasve.
Ndërkaq, golin e vetëm për therandasit e shënoi Krenar Dulaj (79′).
Për Prishtinën është ky trofeu i 30-të në histori të klubit, përfshirë edhe 11 tituj të kampionit, si dhe 8 Kupa të Kosovës./lajminet
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së