Së fundmi, Instagram ka prezantuar funksionin e ri për adoleshentët që e përdorin telefonin natën vonë, i cili i sugjeron që të shkojnë në gjumë.
Funksioni “Nighttime Nudges” thuhet të shfaqet automatikisht, por ende nuk dihet nëse do të aktivizohet për të gjithë adoleshentët apo vetëm ata nën 18 vjeç.
“Ne duam që adoleshentët të largohen nga Instagrami, dhe ne gjithashtu e dimë se gjumi është i rëndësishëm veçanërisht për të rinjtë”, njoftoi Instagrami.
Ky ndryshim vjen pas një sërë veçorish të tjera që rrjeti social ka prezantuar për të ndihmuar adoleshentët dhe prindërit e tyre që të kontrollojnë kohën që e kalojnë duke e përdorur aplikacionin.
Përveç funksioneve Take a Break dhe kontrollit prindëror, Quiet Mode është një ndër funksionet tjera e cila i informon ndjekësit se nuk jeni të disponueshëm për bisedë duke aktivizuar një përgjigje automatike ndaj mesazheve. /Telegrafi/
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...