Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot Emergjencën dhe Kirurgjinë Plastike, ku ka vizituar 13 pacientët që u lënduan nga shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq të Mitrovicës.
Sipas njoftimit, Kurti nga aty është njoftuar se njëra prej pacienteve e cila ka pësuar djegie të shkallës së tretë në afër 70 për qind të trupit, tashmë ndodhet në Suedi.
“Na njoftuan se njëra prej pacienteve tashmë ndodhet në Suedi, që ka pasur djegie të shkallës së tretë në afër 70% të trupit. Por, i kemi edhe dy pacientë të tjerë që janë në Gjermani, pesë janë këtu dhe dy po përgatiten që të dërgohen jashtë vendit nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit