Nuk ka vonuar përgjigja e Koresë së Veriut, ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të SHBA, Koresë së Jugut dhe Japonisë këtë javë.
Shteti komunist njoftoi se kishte testuar një sistem armësh bërthamorë nënujore. Droni nënujor që mund të mbajë armë nukleare, u testua në bregdetit lindor, sipas autoriteteve në Penian.
Por Seuli pretendon se nuk ka prova të zhvillimit të testit dhe e cilëson të ekzagjeruar përshkrimin e veriut për kapacitetet e dronëve.
Shtetit i Kim Jong Un ka raportuar edhe më herët testimin e sistemit “Haeil-5-23”, por incidenti i fundit vjen mes përshkallëzimit të aksionit ushtarak të veriut.
Të dielën, Peniani deklaroi se kishte pozicionuar një raketë të re balistike me rreze të mesme e karburant solid. Ndërsa më herët, stërvitje me të shtëna artilerie u zhvilluan në kufirin detar me korenw e jugut. Lideri Kim Jong Un po bëhet gjithmonë e më agresiv edhe sa i përket politikave dhe retorikës, duke i dhënë fund një sërë marrëveshjeve që synojnë të ruajnë paqen.
Të premten, Penian denoncoi si një provokim, stërvitjet e përbashkëta nga Uashingtoni, Seuli dhe Tokio. Sipas tij, stërvitjet destabilizojnë më tej situatën rajonale dhe kërcënojnë sigurinë e Koresë së Veriut. /a2cnn
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...