Organizatorët e Eurovision Song Contest kundërshtojnë thirrjet për të përjashtuar Izraelin nga konkursi muzikor për shkak të luftës në Gaza, sipas një deklarate nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) të transmetuar nga mediat evropiane.
EBU dëshiron që Eurovizioni “të mbetet një ngjarje jopolitike që bashkon audiencën në mbarë botën përmes muzikës”, thanë organizatorët të enjten në selinë e EBU në Gjenevë.
Finalja e Eurovizionit është planifikuar të zhvillohet më 11 maj në qytetin Malmö në jug të Suedisë.
Komitetet shqyrtuan listën e pjesëmarrësve dhe konfirmuan se Izraeli i plotëson të gjitha kërkesat për pjesëmarrje. Televizioni publik i Izraelit ka 50 vjet që merr pjesë në konkurs.
Në vende të ndryshme e sidomos në rrjetet sociale u ngritën zërat për të përjashtuar Izraelin nga Eurovizioni i këtij viti.
Shkak janë bërë veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës pas një sulmi terrorist të organizatës islamike palestineze Hamas. Izraeli është kritikuar kryesisht për viktimat civile./euronews
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...