Drini Zeqo u detyrua të linte shtëpinë për shkak të një urgjence familjare.
Përmes një postimi në Instagram, ai u shpreh se shëndeti i familjarëve është më i rëndësishëm se sa gara.
“Në jetë ka shumë gara por asnjë nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i familjarëve. Duke qenë se familja është gjëja më e rëndësishme për mua, vendosa ta ndërpres rrugëtimin tim në “Big Brother VIP”. Të gjithë jemi mirë, faleminderit për interesin dhe kujdesin e treguar. Shihemi së shpejti!”, shkroi ai në mbishkrim.

Drini la dje shtëpinë e “BBVA 3” në mënyrë të papritur. Lajmi u bë me dije përmes një zarfi, të cilin e ka lexuar Julian Deda.
“Vëlla i Madh dëshiron t’ju informojë se për shkak të një urgjence familjare, Drini Zeqo është detyruar të lërë shtëpinë.
Ai është shumë mirënjohës për kohën që ka kaluar me të gjithë ju dhe ju uron sukses në rrugëtimin tuaj në vazhdim”, duke befasuar banorët dhe shikuesit./anabel
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...