Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror, në Davos.
Me anë të një postimi në Facebook, Vuçiq ka bërë të ditur se gjatë takimit me Lajçak, është diskutuar për situatën në Kosovë.
“Një bisedë e hapur me Miroslav Lajçak për situatën në Kosovë dhe kërcënimet me të cilat përballet popullata serbe në baza ditore, të cilat kërcënojnë paqen dhe stabilitetin e rajonit”, u shpreh ai.
Presidenti serb tha se “Prishtina po vë në pikëpyetje gjithçka që është arritur deri më tani në procesin e normalizimit të marrëdhënieve”.
“E ritheksova se Serbia vazhdon të udhëheqë një politikë të përgjegjshme të bazuar në dialog dhe të drejtën ndërkombëtare, por gjithashtu paralajmërova se Prishtina po vë në pikëpyetje gjithçka që është arritur deri më tani në procesin e normalizimit të marrëdhënieve”, përfundoi ai./Arbresh.info
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...