Pas pjesëmarrjes në panairin “Swissbau 2024”, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vijoi me agjendën e tij në Davos të Zvicrës, ku u takua me Zëvendës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien.

Sipas njoftimit, gjatë takimit u theksua angazhimi e përkushtimi për fuqizimin e bashkëpunimit e thellimin e marrëdhënieve tona, shkruan Arbresh.info.

“Biseda më tej u fokusua në aktualitetin në vend e rajon. Si partnerë dhe aleatë, jemi gjithmonë të bashkërenduar dhe në komunikim të vazhdueshëm. Zëvendës sekretari O’Brien vlerësoi përparimin ekonomik dhe demokratik të Kosovës dhe vetëpërmbajtjen e institucioneve të Republikës së Kosovës pavarësisht provokimeve dhe sulmeve në veri të vendit.”, thuhet ndë tjera në njoftim.

Kryeministri Kurti e falënderoi zëvendës sekretarin O’Brien për bisedën e mbështetjen e vazhdueshme të tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...