Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, në një konferencë për media pas takimit me ministren Donika Gërvalla, mes tjerash ka folur për raportet e Shqipërisë dhe Kosovës, e poashtu për veprimet e shtetit të Serbisë ndaj Kosovës.
Ai deklaroi se Shqipëria do t’i qëndrojë gjithmonë afër Kosovës, në çdo kohë dhe çdo aspekt, shkruan Arbresh.info.
“Kosova e ka një aleat të përjetshëm dhe të padiskutueshëm që është Shqipëria. Në çdo rast dhe çdo moment, në të mirë dhe të keqe, Shqipëria do të jetë këtu pranë Prishtinës dhe pranë të gjithë shqiptarëve të Kosovës”, potencoi Hasani.
Tutje, ai i bëri edhe një thirrje shtetit të Serbisë, që të ndalojë sulmet ndaj Kosovës.
“Ne i ndjekim me vëmendje zhvillimet në rajon, ne i ndjekim me vëmendje zhvillimet në kufi të Republikës së Kosovës. Bëjmë thirrje të gjithë faktorëve që jetojnë në shekullin 21, nuk i çohen ushtri fqinjit më te kufiri, askush nuk duhet ta vazhdojë më këtë lojën që është qesharake, sepse të gjithë jemi ta qartë që garancia më e madhe për integritetin dhe sovranitetin e Kosovës është NATO ku edhe Shqipëria është pjesë”, u shpreh Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...