Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka shpërndarë një shprehje të Martin Luther King Jr, për të treguar kështu se si sipas tij arrihet paqja e vërtetë.
Përmes platformës X, Hovenier ka kërkuar që të frymëzohemi të gjithë nga divizioni i Dr. King.
“Paqja e vërtetë nuk është thjesht mungesa e tensionit; është prania e drejtësisë.” — Martin Luther King Jr., Stride Toëard Freedom, 1958. Le të frymëzohemi të gjithë nga vizioni i Dr. King për përfshirjen, jodhunën dhe respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të çdo qenieje njerëzore. #MLKDay”, shkroi Hovenier.
“True peace is not merely the absence of tension; it is the presence of justice.” — Martin Luther King Jr., Stride Toward Freedom, 1958. Let us all take inspiration from Dr. King’s vision of inclusion, nonviolence, and respecting and defending the rights of every human being.… pic.twitter.com/nosk1goNuE
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 14, 2024
Martin Luther King Jr. ishte udhëheqësi më i dukshëm në lëvizjen për të drejtat civile nga viti 1955 deri në vrasjen e tij më 1968.
Dita e Martin Luther King Jr është një festë federale në Shtetet e Bashkuara që shënon ditëlindjen e tij. Ajo festohet të hënën e tretë të janarit të çdo viti. I lindur në vitin 1929, ditëlindja aktuale e tij është 15 janari./Arbresh.info
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten
Policia me aksion të madh në Gjilan – po kërkohet i dyshuari...