Policia e Kosovës ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi para pak minutash në Mitrovicën e veriut.
Lajmin e për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, i cili tha se i dyshuari paraprakisht e ka goditur me veturë një polic.
“Rreth ores 12:00 në Suhodoll derisa Policia kishte bërë përpjekje për të ndaluar një veturë e cila dyshohej se kishte narkotikë, i njëjti e ka goditur me veturë policin i cili ishte në këmbë e poashtu edhe veturën e policisë. Në përpjekje për të larguar sulmin nga vetja, policia ka shtënë me armë zjarri por nuk ka të lënduar. Personi i dyshuar e ka lënë veturën në vend të ngjarjes dhe ka ik në këmbë”, deklaroi ai.
Elshani poashtu tha se Policia eshtë në vendin të ngjarjes dhe po merret me rastin./Arbresh,info/
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënon kërcënimin që iu bë p...
Lladrovci thumbon politikanët: “Mos e rreh këlyshin se kur r...
“Ftoj familjarët për përmbajtje”, Hysni Mehani thotë se ësht...
“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar
Haradinaj: Masakrat janë dëshmi e rrugës së rëndë që kaluam ...