Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka dalë në mbështetje të veprimeve ushtarake të vendeve më të fuqishme perëndimore kundër grupit të armatosur Houthi, pas sulmit të tyre në Detin e Kuq.
Përveç sulmeve mbi anijet komerciale, theksohet edhe lënia e pasojave në tregtinë e mallrave dhe ndikimin e tyre në ekonomi.
“Armiqtë e paqes, stabilitetit, sigurisë, demokracisë, rendit botëror dhe civilizimit janë armiq të të gjithëve. Vetëm së bashku mund të arrijmë që t’i mundim e të krijojmë një botë të qëndrueshme, e cila prioritet ka paqen, bashkëjetesën, tolerancën dhe përparimin në një botë, gjithnjë e më të globalizuar”, thotë kumtesë e ministrisë,
“Republika e Kosovës si një vend thellësisht demokratik, rreshtohet qartë në krahë të partnerëve të saj strategjikë në përpjekjet e përbashkëta për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në botë”, thuhet ndër të tjera.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla Schëarz ka shpërndarë në Facebook deklaratën e kësaj ministrie ku thuhet se se armiqtë armiqtë e paqes, stabilitetit, sigurisë, demokracisë, rendit botëror dhe civilizimit janë armiq të të gjithëve.
“Armiqtë e paqes, stabilitetit, sigurisë, demokracisë, rendit botëror dhe civilizimit janë armiq të të gjithëve. Vetëm së bashku mund të arrijmë që t’i mundim e të krijojmë një botë të qëndrueshme, e cila prioritet ka paqen, bashkëjetesën, tolerancën dhe përparimin në një botë, gjithnjë e më të globalizuar”, shkruan Gërvalla./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
ShBA dhe Britania me sulme të tmerrshme në Jemen, vjen reagimi i Iranit, Rusisë dhe Arabisë Saudite
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...
Armatim i rëndë zbulohet në një shtëpi të pabanuar në Zubin ...
Vrasja e rëndë në Klinë, policia jep detaje
Zhduket një person në Gjilan