Ende nuk ka një autor ngjarja e rëndë e së dielës në Vlorë, ku një 22 vjeçar u ekzekutua në ballkonin e banesës së tij nga një snajper, teksa kishte dalë për të pirë një cigare.
Pas më shumë se 18 orësh të ndaluar, Policia e Vlorës ka lënë të lirë të 15-të të shoqëruarit për dosjen Sinomati. Grupi hetimor nuk arriti të gjejë asnjë provë të vlefshme që mund të implikonte personat që blutë e Vlorës kishin skeduar si të dyshuar.
Nga hetimet, policia lokale sipas grupit hetimor, ka pikasur një automjet që dyshohet se ka ndihmuar autorët të largohen nga vendngjarja. Sipas bluve, mjeti rezulton i shitur në Vlorë, por pa akt shitje.
Dyshohet se ky automjet në pronësi të një shtetasi nga Elbasani ka larguar autorët nga vendi ku u dogj automjeti tip BMW me të cilin u krye atentati mafioz.
22-vjeçari Gëzim Sinomati u ekzekutua me një plumb mbrëmjen e së dielës në Vlorë. I riu sapo ishte kthyer në Shqipëri për festa teksa nuk raportohet të ishte një person problematik.
Pista kryesore e kësaj ngjarje dyshohet të jetë ajo e hakmarrjes pasi babai i viktimës ka qenë pjesë e bandës së Gaxhait në vitin 1997 dhe aktualisht ndodhet në burg për vrasje, raporton A2 CNN.
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...
Rama uron Pashkët Ortodokse: Në këtë mëngjes të bekuar ju ur...
Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë ve...
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shum...
Me sot diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 1...