Barcelona arriti të fitoj ndaj Osasunës me rezultat 2-0, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Spanjës.
Në finale Barça do të përballet me Real Madridin, ndeshje kjo që luhet të dielën mbrëma, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes Xavi ka folur lidhur me ndeshjet e së dielës.
“Mendoj se në El Classicon e ligës, ne dominuam pjesën më të madhe të ndeshjes. Mund ta krahasoj me finalen e sezonit të kaluar. Mendoj se ne mund t’i dominojmë ata dhe të fitojmë”, tha Xavi.
Tutje Xavi nuk la pa përmendur edhe finalen e sezonit të kaluar kur Barça mposhti Realin dhe triumfoj në Superkupë.
“Finalja e sezonit të kaluar ishte ndoshta ndeshja më e mirë që kur kam qenë këtu. Këtë vit janë më mirë, por nuk do të ndryshojmë asgjë. Jemi shumë të motivuar”, shtoi ai.
Teksa për fund foli edhe për skemën që po e përdorë Anchelotti këtë sezon.
“Këtë sezon, Ancelotti ka ndryshuar sistemin. Ata po luajnë me një lloj formacioni romb 4-4-2 me një 9 false. Ky do të jetë çelësi për ndeshjen, por ne do të përgatitemi për të dhe do të përpiqemi t’i mposhtim ata. Ne do të luajmë në sulm dhe do të sulmojmë hapësirat”, përfundoi Xavi.
Kujtojmë që ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit do të luhet ditën e dielë me fillim nga ora 20:00./Arbresh.info/
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...
73 aksidente brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës