Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vizituar sot kompaninë dixhitale e inovative e Speeex, EEEXPLORE Kosova.
Sipas Osmani, Speeex është një shembull i suksesit dhe frymëzim për të gjithë, përcjell Arbresh.info
“Platforma dixhitale e inovative e Speeex, EEEXPLORE Kosova, i drejtohet mërgatës sonë, duke paraqitur mundësi të panumërta për kthimin e potencialit të të rinjve tanë kudo në botë dhe ofron jo vetëm vende pune, por edhe rrugë për zhvillimin e aftësive, si dhe shanse për të kontribuuar në përparimin e vazhdueshëm të shoqërisë dhe shtetit tonë”, ka shkruar Osmani në llogarin e saj në Facebook.
“Nga Zvicra në Kosovë, kompania Speeex një shembull i suksesit e frymëzim për të gjithë! Sot takova vajza e djem të kësaj kompanie që operon në Prishtinë, Vushtrri, Prizren e Ferizaj dhe e cila ka hapur dyert për mbi 2 mijë të punësuar”, ka shkruar ajo./Arbresh.info
Google sjell mënyrën e re të AI në Chrome
Sveçla: Terroristët nuk do t’i ikin përgjegjësisë
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë n...
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist ...
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë