Policia ka arrestuar të martën në Rahovec një person të dyshuar për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Të dyshuarit i është konfiskuar një armë automatike.
Njoftimi i plotë:
Në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, ka zhvilluar hetim preliminar lidhur me informatën e pranuar se i dyshuari Sh. H., shtetas i Republikës së Kosovës, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar.
Me datën 9 janar 2024, në koordinim me prokurorin e shtetit është kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit në fshatin Ratkoc-Rahovec. Gjatë kontrollit në posedim të tij është gjetur dhe është konfiskuar një armë zjarri automatike dhe një karikator i po të njëjtës armë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Arbresh.info/
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...