Filmi “Oppenheimer” ishte fituesi i madh çmimeve Globi i Artë, duke marrë në shtëpi çmimet për kategoritë kryesore.
“Poor Things” i regjisorit grek Yorgos Lanthimos mori çmimin për komedinë ose muzikalin më të mirë në edicionin e 81-të të Globi i Artë, një fitore tronditëse ndaj favoritit në këtë kategori, “Barbie”.
Aktorja Emma Stone u shpall gjithashtu fituese për interpretimin e saj në “Poor Things”.
Për serialet televizive, me çmime u nderuan “Succession” dhe “The Bear” .
Filmi “Oppenheimer” i regjisorit Christopher Nolan mori pesë çmime dhe fitoi në të gjitha kategoritë kryesore: filmi më i mirë dramatik, regjisori më i mire, aktori më i mirë për Cillian Murphy, i cili luan Robert Oppenheimer dhe aktori më i mirë në rol joprotagonist për Robert Downey Jr./voa
Dyshohet se nuk mori trajtimin e duhur, vdes 63-vjeçarja në ...
Sveçla kërkon koordinim të shtuar për zbatimin e Ligjit për ...
Përurohet stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj
Rexhepi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë në Bujanoc, kërcëni...
Krimet Ekonomike zbarkuan në ARBK, deklarohet MINTI
Trump presion industrisë amerikane të mbrojtjes: Shtoni prod...