Policia e Kosovës ka ndalaur një 24 vjeçar në fshatin Babush të Ferizajt për tejklaim të shpejtësisë.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 20:56, shrkuan Arbresh.info.
“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor me datën 06.01.2023 rreth orës 20:56 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Babush të Ferizajt ka ndaluar shoferin E.H (M/K) i moshës 24 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 129 km/h.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bën të ditur se ndaj tij është shqiptuar gjobë për kundërvajtje, 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apeloi tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.
“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë ” dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/

Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave