Një veturë është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 14:20 në rrugën “Lufta e Gjilanit” në Gjilan.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Sipas tij, njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes së bashku me njësitë e zjarrfikësve, të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.
Përveç, dëmeve materiale në automjet nuk ka pasur lëndime trupore.
“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitin e zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale në automjet, lëndime trupore nuk ka pësuar askush”, ka thënë Osmani.
Rrethanat e rastit po hetohen nga hetues policor, shton Osmani./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...