Njësia B-1 e Termocentralit B është ndaluar nga operimi më 4 janar pas mesnate.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Skender Bucolli, i cili tha se ndalja nga operimi ka ndodhur si pasojë e rritjes së humbjes së ujit.
Sipas Bucolllit, kjo njësi pritet që nesër të kthehet në operim.
“Njësia B-1 është ndalur nga operimi me dt. 04.01.2024 pas mesnate si pasojë e rritjes së humbjes së ujit, njësia nuk është nominuar nga TC-B për dt. 05.01.2024. Sot ekspertët e TC-B-së kanë arritur të bëjnë defektazhën ku janë identifikuar disa rrjedhje në kaldajë të cilat pritet të eliminohen deri nesër në mesditë, pastaj njësia do të kthehet në operim’, tha ai./Arbresh.info
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...
Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të dre...
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...