Policia e Kosovës ka raportuar se disa persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një shkollë dhe kanë vjedhur një laptop.
Sipas raportit 24 orësh të PK, thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:00 në fshatin Gjyrkoc, në Shtime.
Rasti është nën hetime.
“Fsh. Gjyrkoc, Shtime 03.01.2024 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar drejtor i shkollës, ka raportuar se persona të panjohur pasi kanë depërtuar me forcë në objekt-shkollë, kanë vjedhur një llap-top dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...