Policia e Kosovës raporton se kanë identifikuar tre persona, të cilët kanë postuar në rrjetet sociale një video duke shtënë me armë zjarri në fshatin Carallukë të Malishevës.
Sipas Policisë, gjatë bastisjes në shtëpitë dhe objektet përcjellëse te njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë gjysmë automatikë, një pushkë e gjatë, tri pistoleta dhe 128 fishekë, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“ Fsh. Carallukë, Malishevë 03.01.2024 – 12:50. Janë identifikuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë duke shtënë me armë zjarri në një video e cila ishte postuar në rrjete sociale. Gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armë gjysmë automatikë, një pushkë e gjatë, tri pistoleta dhe 128 fishekë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...