Shtohen kërcënimet ndaj Izraelit, indirekt nga lideri i Iranit dhe lideri i Hezbollahut, një ditë pas vrasjes së liderit të Hamasit në Liban.
“Një hap para ferrit, Hezbollahu dhe Irani kërcënojnë Izraelin se do t’i përgjigjen luftës deri në fund”, kështu e nis artikullin media greke, në pasqyrim të zgjeruar të situatës në Lindjen e Mesme.
Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, paralajmëroi Izraelin për një “luftë deri në fund” nëse vendi i shpall luftë Libanit. Këto deklarata erdhën një ditë pasi Saleh al-Aruri dhe pesë zyrtarë të tjerë të Hamasit u vranë në një bastion të Hezbollahut në periferitë e tij jugore, Bejrut.
” Ne nuk kemi frikë nga lufta… Kushdo që mendon të bëjë luftë me ne do të pendohet, ” tha Sheikh Nasrallah në një fjalim televiziv.
Vrasja e al-Arouri është “një krim i rrezikshëm që nuk do të mbetet i pandëshkuar,” tha më tej Nasrallah. Ndërkohë, shpërthimet në Iran lanë më shumë se 100 të vdekur nuk janë marrë ende. Teherani fajëson armiqtë e Iranit, përfshirë Izraelin, për sulmin.
Nasrallah theksoi se lëvizjet e rezistencës nuk manipulohen nga Irani, duke përmendur si shembull Houthi-t e Jemenit, të cilët i përgëzoi për sulmet që po kryejnë kundër Izraelit dhe anijeve në Detin e Kuq.
Shpërthimet ndodhën rreth 10 minuta larg njëri-tjetrit, ndërkohë që shumë njerëzish ishin mbledhur në zonë për përvjetorin e varrimit të vrasjes së Qassem Soleimani, në një operacion të SHBA-së në Bagdad.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Mehr, shpërthimet u shkaktuan nga pajisje të telekomanduara.
Qassem Soleimani u vra në janar 2020, në moshën 62-vjeçare, gjatë një sulmi me dron amerikan në Irak. /abcnews.al/
OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu
Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krer...
Vazhdon sot seanca për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës
Pas refuzimit të kërkesës për përjashtim të prokurorit, sot ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell