Brenda katër mureve, të privuara nga liria dhe larg familjes si për çdo festë, edhe për Vitin e Ri ndjehen gratë që po e vuajnë dënimin në burgun e Lipjanit.
Me sytë plot pendesë njëra prej të burgosurave thotë që të mos lakmoni, pasi lakmia është e tepërt, dhe njerëzit bëhen mosmirënjohës dhe jo falënderues.
“Kushdo që e shikon këtë internistë kisha dashtë me i thanë mos lakmoni, se lakmia e tepërt nuk e lejon me i vlerësu edhe me i çmua të mirat që i posedoni. Pastaj njerëzit bëhen mosmirënjohës dhe jo falënderues. Kështu që po e shfrytëzoj rastin, edhe pse është fesa e fundvitit, le të vlej kjo për secilin njëri, le t’ ja dinë vlerën asaj që e kanë”, ishte mesazhi i saj.
E privuar nga liria tash e 12 vite, njëra prej të burgosurave në burgun e Lipjanit ka një urim për të gjithë.
Ajo gjatë një interviste për Arbresh.info shprehet se është e penduar për veprën që ka kryer, teksa ka këshilluar të gjithë që të mos gabojnë.
“Unë jua uroj festën e Vitit të Ri të gjithëve, edhe kisha këshillu që mos me gabu. Këto sprova të jetës janë, janë pjesë e jetës tonë por mu mundu mos me gabu. Se vet fjala burg domethënien e ka. Kështu që këtë mesazh ju kisha adresu që mos me gabu”, tha ajo.
Ndryshe, të burgosurat fillojnë ditën që në orën 07:00 të mëngjesit.
Dita e tyre është mjaftë e ngarkuar, ndërsa mësojnë dhe trajtohen që të pasi ato të fitojnë lirinë, të fitojnë edhe një punë.
Të penduara e me mall për të afërmit e tyre, por gjithmonë me shpresë që në ndonjë vit të afërt, nata e ndërrimit të moteve t’i gjejë në shtëpitë e tyre e të lira./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Egzon Gjuka dhe Tina Hetemi shpallen më të mirët e vitit në ...
Murati: Shpenzimi buxhetor për investime kapitale kalon shif...
Sallahu takon mërgimtarët: Institucionet e Kosovës do të jen...
Osmani falënderon mërgatën: Kontributi juaj për atdheun ësht...
Putini i hapur për shkëmbim territoresh, por e do të gjithë ...
Fundjava e fundit e 2025-ës vjen me ngrica e temperatura në ...