Policia e Kosovës raporton se është arrestuar një person në Prizren, ku gjatë kontrollit i është gjetur 10 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një peshore për matjen e substancës narkotike.
Sipas raportit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Prizren / 01.01.2024 – 17:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 10 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një peshore për matjen e substancës narkotike. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...