Policia e Kosovës raporton se një person është goditur nga një plumb nga ajri (qorr), përderisa ishte duke qëndruar para shtepisë së tij.
Sipas raportit 24 orësh të PK, personi ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore, ku sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.
“Deçan / 01.01.2024 – 00:00. Derisa viktima mashkull kosovar ka qenë duke qëndruar para shtëpisë së tij, dyshohet se është goditur nga një plumb nga ajri (qorr) me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ku sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...