Festa e Vitit të Ri jo rrall herë përcjellet me situata të rrezikshme aksidentale.
Mbrëmë në dy raste të ndara është raportuar për plumba dredharak, të cilët kanë goditur një veturë në lëvizje në Prishtinë dhe një tjetër në Podujevë.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh bënë të ditur se nuk ka të lënduar ndërsa rasti është cilësuar si “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”
“Rr. Ali Vitia, Prishtinë 31.12.2023 – 18:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me veturën e tij në lëvizje nga drejtim i panjohur një plumb bredharak i ka goditur xhamin e veturës. Nuk raportohet për lëndime, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.
“Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë 31.12.2023 – 21:48. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me veturën e tij në lëvizje nga drejtim i panjohur një plumb bredharak i ka goditur veturën. Nuk raportohet për lëndime, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve