Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar kazermën “Adem Jashari”, në ditën e parë të vitit 2024. Bashkë me të ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci e Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
“Nga Kazerma “Adem Jashari”, te ushtarë e oficerë kujdestarë, me Ministrin e Mbrojtjes Ejupin dhe Komandantin e Ushtrisë Bashkimin, gëzimi i Forcës së Sigurisë i jep siguri e forcë gëzimit të Kosovës në vitin 2024. Ju dëshiroj të gjithëve ngado që jeni shëndet e lumturi, suksese e mbarësi për çdo ditë gjatë Vitit të Ri”, ka shkruar Kurti në “Facebook”./Arbresh.info/
Zbulohet magazina me drogë në Shijak, arrestohen 4 persona
Deklaroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se nuk flist...
Dhuna në shkolla, kërkohen masa gjithëpërfshirëse për mbrojt...
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në ...
Fisnik Asllani: Do ta lëmë zemrën në fushë
Osmani kujton masakrën e Belegut ku u ekzekutuan 46 civilë s...