Policia e Kosovës njofton se sot Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë (NjNSH) e Policisë Kufitare të Kosovës me zyrtarët e saj, kanë realizuar patrullime me barka lundruese në liqenin e Ujmanit.
Në njoftimin e PK-së, thuhet se patrullimet e tilla përveç mbikëqyrjes së kufirit ujor parandalojnë edhe veprat penale në kufij, ofrojnë sigurinë territoriale të ujërave, parandalojnë kalimet ilegale, kontrabandimin e mallrave, peshkimin ilegal si dhe ofrojnë mbrojtjen ekologjike ujore.
“Policia e Kosovës, bazuar në kushtetutën e vendit dhe ligjin e policisë po vazhdon me përkushtim dhe profesionalizëm në realizimin e detyrave të përgjithshme të saj ku përfshihen: mbrojtja e jetës dhe pronës së qytetarëve, mbrojtja e të drejtave dhe lirive njerëzore pa dallim, parandalimi i rrezikut, hetimi dhe zbulimi i veprave penale etj, deri tek menaxhimi i kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së përgjithshme në vend dhe menaxhimin e kufirit shtetëror, bazuar në mandatin e saj kushtetues dhe ligjor”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë