Izraeli kreu sulme ajrore pranë Damaskut, kryeqytetit të Sirisë, herët të premten, sipas agjencisë shtetërose siriane të lajmeve (SANA).
Në sulmet ajrore izraeliste u shënjestruan disa pozicione në afërsi të Damaskut në orën 1:20 të mëngjesit.
“Sistemet tona të mbrojtjes ajrore interceptuan dhe rrëzuan disa prej raketave që vinin nga armiku nga drejtimi i territorit libanez. Sulmet shkaktuan dëme”, tha ai.
Më herët u raportua se Izraeli kreu një sulm ajror në Damask pak para mesnatës. Autoritetet izraelite nuk janë prononcuar deri më tani në lidhje me sulmet.
Një sulm tjetër ajror në Damask, ishte kryer dhe pak para mesnatës. Autoritetet izraelite nuk janë prononcuar deri më tani në lidhje me sulmet.
Përveç ushtrisë siriane dhe grupeve të mbështetura nga Irani, në Damask janë të pranishëm edhe elementë të grupit libanez Hezbollah.
Që nga fillimi i luftës civile siriane në vitin 2011, Izraeli ka kryer herë pas here sulme ndaj pozicioneve ushtarake që u përkasin grupeve të mbështetura nga Irani dhe ushtrisë siriane në Siri./Arbresh.info/
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...