Të paktën 25 palestinezë në Bregun Perëndimor , përfshirë ish të burgosur, u arrestuan nga forcat izraelite të mërkurën në mbrëmje dhe të enjten në mëngjes, sipas një deklarate të publikuar nga Shoqata e të Burgosurve Palestinez.
Arrestimet u kryen në disa rrethe, duke përfshirë Ramallah, Hebron, Jericho, Tulkarm, Nablus, Jenin, Tubas dhe Qalqilya.
“Numri i përgjithshëm i të arrestuarve që nga 7 tetori ka shkuar në 4820. Ky numër përfshin të arrestuarit në shtëpitë e tyre, pikat e kontrollit ushtarak, ata që u detyruan të dorëzoheshin dhe ata që u morën si pengje,” thuhet në deklaratë.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se kishin nisur një operacion të rëndësishëm sigurie në Bregun Perëndimor që synonte çmontimin e “rrjeteve të financimit të Hamasit”.
Ushtria tha se operacioni rezultoi në arrestimin e 21 individëve të dyshuar se kishin lidhje financiare me Hamasin./abcnews.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...