Është publikuar fotoja e mjekut shqiptar që humbi jetën. mbrëmjen e djeshme, pasi ambulanca në të cilën ai ishte, u përplas me një autobus dhe më pas shpërtheu në flakë.
Bashkë me 40-vjeçarin, Sokol Hoxha, tre personat e tjerë që humbën jetën janë identifikuar si Stefano Sabbatini (shofer), Cinzia Mariotti di Acqualagna (infermiere) dhe pacienti i transportuar me ambulancë, 85-vjeçari Alberto Serfilippi.
Autobusi që u përplas me ambulancën transportonte rreth dyzet nxënës të shkollës së mesme, të cilët po udhëtonin me priftin e një famullie në Grottammare, në zonën e Piceno.

Sipas mediave italiane, ata kanë arritur me shpejtësi të dalin nga automjeti dhe të arrijnë në dalje të tunelit. Dy prej tyre, të cilët ranë në një shkëmb aty pranë, u shpëtuan dhe u gjetën nga një ambulancë ajrore.
Fatmirësisht, janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ndodhi brenda një tuneli në rrugën që lidh Urbinon dhe Ferminganon në Itali./a2cnn
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...