Reagimi i shpejtë, me kohë dhe profesional nga stafi shëndetësorë i QKUK-së, ka bërë që pacientit R.M., 75 vjeçar, t’i shpëtohet jeta dhe t’i kthehet jetës normale. Pacienti kishte ardhur në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, pasi kishte pësuar infarkt akut të miokardit, gjendje pas implantimit të CRT, Cardiomyopathy Dilatativa, Insuficiencë e avancuar kardiake, si dhe sëmundje e sheqerit.”
Pacientit fillimisht i është bërë koronarografia dhe është vërtetuar që ka ngushtime të avancuara të arterieve koronare.
“Fillimisht pacientit i ishte bërë Koronarografia dhe vërtetohet se ka ngushtime (stenoza) të avancuara të arterieve koronare, duke përfshirë edhe trungun e përbashkët (left main). Për shkak të kompleksitetit së sëmundjes kardiake (zemër e dilatuar, me fraksion ejeksioni rreth 25%, me pajisje sinkronizuese të zemrës – CRT të implantuar me herët), konziliumi kardiologë- kardiokirurgë vendosi për stentimin e trungut të përbashkët (unprotected left main coronary artery disease), pasi që pacienti ka rrezikshmëri të lartë për operacion të hapur (by-pass).”
Është bërë stentimi LM- LAD dhe kjo paraqet një ndër ndërhyrjet më komplekse në fushën e Kardiologjisë invazive.
“Stentimi i kryer në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është trajtuar me sukses stentimi i LM-LAD tek pacienti 75 vjeç, dhe kjo paraqet një nga ndërhyrjet më komplekse në fushën e Kardiologjisë Invazive. Trajtimi i tillë bëhet vetëm në qendrat e njohura të kardiologjisë invazive në botë.”
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës