Një person i moshës 21 vjeçare është vetë plagosur në Kaçanik.
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media njofton se rreth orës 02:00 nga Shtëpia e Shëndetit në Kaçanik ka pranuar një informatë, se një person kishte kërkuar ndihmë mjekësore nga lëndimet që kishte pësuar nga arma e zjarrit.
“Stacioni i policisë në Kaçanik rreth orës 02:00 nga Shtëpia e Shëndetit në Kaçanik ka pranuar një informatë, se një person kishte kërkuar ndihmë mjekësore nga lëndimet që kishte pësuar nga arma e zjarrit, i cili më pas ishte transportuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa për tretman të mëtutjeshëm mjekësor ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia.
Tutje, Njësia e Hetimeve të stacionit në Kaçanik ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet.
Nga hetimet e para dyshohet se personi A.B ( M/K) i moshës 21 vjeçar në shtëpinë e tij në rrugën ‘’Mejdi Dalloshi’’ në Kaçanik me armën e zjarrit ( pistoletë ) ishte vetë plagosur.
Arma e zjarrit dhe 3 fishkë janë konfiskuar, ndërsa si provë materiale është gjetur edhe një gëzhojë.
Rasti është cilësuar ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtje në pronësi të pa autorizuar të armës’’./Arbresh.info/

Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...