Leonardo Bonucci pritet të ndryshojë ambient në merkaton e janarit duke qenë se eksperienca te Union Berlin në Bundesligë nuk po shkon sipas planeve të italianit. Mbrojtësi është vendosur në kërkim të një tjetër destinacioni për të përjetuar sezonin e fundit në karrierë.
Një ide është rikthimi në Itali, teksa Roma ka shprehur interes për 36-vjeçarin. Verdhekuqtë kanë probleme të theksuara në mbrojtje për shkak dëmtimesh dhe Bonucci përfaqëson një zgjedhje emergjente për trajnerin Jose Mourinho. Mirëpo, edhe pse ky transferim mund të duket ideali për të gjitha palët e përfshira, sërish rrezikon të dështojë dhe kjo prej tifozëve të skuadrës kryeqytetase.
Ultrasit verdhekuq nuk e mirëpresin Bonuccin për shkak të kaluarës së tij juventine dhe këtë e kanë shprehur hapur në rrjetet sociale, aq më tepër tashmë që mbrojtësi është në ditët e fundit të karrierës.
Tifozët e Romës dëshirojnë transferimin e Thilo Kehrer nga West Ham duke detyruar nënjëfarë formë që drejtuesit e verdhekuqve të heqin dorë nga Bonucci.
Megjithatë, për ish-juventinin ka shpresë pasi në Premier League është West Ham i cili po ën sondazhe për italianin./ss
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...