Alvarez flet për të ardhmen

08:48 | 25 Dhjetor 2023
A Z

Sulmuesi i Manchester City, Julian Alvarez, ka folur për të ardhmen e tij, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

“E vërteta është se jam shumë i lumtur tek Manchester City. Jam në klub më shumë se një vjet. Ndjehem shumë i lumur për gjithçka që kam arritur. Tash qëllimi është që të garojmë dhe të arrijmë përsëri t’i fitojmë të gjitha.”, tha Alvarez.

Për sulmuesin argjentinas janë përmendur interesimet e Real Madrid dhe Barcelona, megjithatë lojtari ka refuzuar të përmend dy ekipet spanjolle, duke qenë i fokusuar tek kampioni i Anglisë./klankosova

Shpërndaje në rrjete sociale