Së fundmi, Policia e Kosovës në Mitrovicë ka gjobitur një person, i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 173 km/h.
Ndaj tij i është shqiptuar gjobë prej 300 euro, tri pikë negative si dhe masa mbrojtëse “ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej tre muajve”, përcjell Arbresh.info
“Gjobitet kundërvajtësi i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, drejton automjetin me shpejtësi prej 173 km/h
Mitrovicë, 23 dhjetor 2023
Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën rajonale Skenderaj-Drenas, gjatë matjes së shpejtësisë me radar kanë identifikuar kundërvajtësin, i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, po zhvillonte shpejtësi prej 173 km/h.
Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej treqind (300) euro, tre (3) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej tre (3) muajve.
Policia në Mitrovicë do të vazhdoj me marrjen e masave ligjore ndaj të gjithë kundërvajtësve të cilët nuk ju përmbahen rregullave dhe rrezikojnë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...