Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në Mirushë të Malishevës.
Siç njofton Policia, njëri nga të lënduarit është në gjendje kome.
Ndër të tjera Policia njofton se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.
“Fsh. Mirushë, Malishevë 22.12.2023 – 00:50. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale të shkaktuar lëndime trupore kanë pësuar tetë persona të cilët janë dërguar në QKUK për tretman të nevojshëm mjekësor, njëri prej tyre gjendet në gjendje kome”, bën të ditur njoftimi.
Rasti në procedurë hetimore./Arbresh.info/
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot