Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Llapashticë të Podujevës.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se një pasagjer ka pasur lëndime trupore të rënda, ku si pasojë është dërguar në QKUK.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa ngasësi tjetër i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Fsh. Llapashticë- Podujevë 19.12.2023 – 20:00. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasë meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale, lëndim vdekje-prurës ka pësuar viktima mashkull kosovar (njëri nga drejtuesit), ndërsa lëndime trupore të rënda ka pasur një pasagjer mashkull kosovar i cili është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa ngasësi tjetër i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...