Një grabitje e armatosur ka ndodhur në paraditen e djeshme ( e hëne) në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur me motoçikletë.
“Prishtinë 18.12.2023-09:55. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në lokal, dy persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur me motoçikletë”, bën të ditur njoftimi.
Tutje në njoftim thuhet se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori.
Pronari i kësaj këmbimore dje për Arbresh.info tha se janë grabitur rreth 50 mijë euro.
“Janë kanë dy persona njani me kallashë i morën 40-50 mijë euro”, kishte thënë ai./Arrbesh.info/
LEXO EDHE:
Nën kërcënimin e armës, vidhet një shumë e parave në një këmbimore në Prishtinë
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot