Ballkani dhe Prishtina kanë luajtur baraz 0-0 në ndeshjen derbi të xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës në Futboll.
Ballkani kishte iniciativën por pa sukses, shkruan Arbresh.info.
Të vetmin rast për mysafirët e kishte Drilon Islami, por goditja e tij nga distanca u bllokua nga Qëndrim Zyba.
Pjesa e parë përfundoi 0-0, kurse në pjesën e dytë vendasit goditën shtyllën përmes kapitenit Edvin Kuc.
Rastin më të mirë për kryeqytetasit e kishte Leotrim Kryeziu, por edhe pse i vetëm me portierin vendas nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë.
Trajneri Ilir Daja u ndëshkua me karton të kuq pas protestave që pati në drejtim të gjyqtarëve.
Kështu përfundoi takimi ndërmjet pa gola dhe dy skuadrat morën nga një pikë nga kjo ndeshje derbi që përfundoi baras.
Ballkani mbetet në krye të Superligës me 39 pikë, derisa Prishtina mbetet në pozitën e pestë me 26 pikë./Arbresh.info/
“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...